Aktualitet

‘DRITA SALIAJ’/E përdhunuan dhe më pas e hodhën në rezervuar, gjykata dënon përjetë autorin

21 Prill 2022, 08:35 Nga DOSJA
‘DRITA SALIAJ’/E përdhunuan dhe më pas e hodhën

FIER- Gjykata e Fierit ka shpallur fajtorë tre autorët e vrasjes makabre të Drita Saliajt, ngjarje e ndodhur më 6 janar 2020, në fshatin Gjerbës në Mallakastër. 50-vjeçarja Drita Saliaj, u përdhunua dhe më pas u vra nga autorët, ku njëri prej tyre, Luis Saliaj ishte nipi i burrit të saj. Gjykata ka dënuar si fajtor me burgim të përjetshëm Ervis Zotajn, ndërsa dy të miturit Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj me 17 dhe 14 vite burgim.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 6 janar 2020 në Mallakastër. 3 të rinj grabitën, përdhunuan dhe më pas mbytën me peshqir Drita Saliajn. Krimi u pranua nga të rinjtë, ndërsa shkak dyshohet se ishte një sasi parash që gruaja kishte në shtëpi.

Ata kishin shkuar në banesën e saj ku ajo i kishte pritur dhe iu kishte dhënë ushqim, ku pas krimit, policia gjeti 4 pjata me ushqim dhe 1 gotë ujë. Fillimisht në polici shkoi të denonconte kunata e viktimës bashkë me njërin nga autorët, që fillimisht ishte shfaqur si i shqetësuar, Luis Saliaj.

Nënë e bir, kanë denoncuar zhdukjen e të afërmes së tyre, Drita Saliaj, e cila jetonte vetëm pasi burri dhe fëmijët ishin në emigrim. Më pas Luis Saliaj ka rrëfyer krimin dhe ka treguar edhe vendin ku është hedhur trupi i gruas. Drita Saliaj u gjet e mbytur me një peshqir në qafë dhe e zhveshur nga mesi e poshtë pasi autorët e kishin përdhunuar. Autori kryesor i ngjarjes është Ervis Zotaj, ndërsa Sindi Shehaj dhe Luis Saliaj janë bashkëpunëtorët e tij.

(f.g/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet drita saliaj ervis zotaj grabitet dhe vritet drita saliaj luis saliaj sindi shehaj drita saliaj ervis zotaj grabitet dhe vritet drita saliaj luis saliaj sindi shehaj

Sondazh

Poll