Aktualitet

“Repeater” në Tiranë! Arrestohet 24-vjeçari në Bathore, grabiti në biznes dhe banesa

21 Prill 2022, 08:44 Nga DOSJA
“Repeater” në Tiranë! Arrestohet 24-vjeçari në

TIRANË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës. Sipas Policisë së Shtetit, 24-vjeçari i identifikuar me inicialet I. I., banues në Bathore është arrestuar në flagrancë nga policia. 24-vjeçari nuk ishte i panjohur për policinë pasi ai ishte i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. I riu dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri më datë 07.04.2022 në një banesë në Bathore.

NJOFTIMI I POLICISË:

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Repeater”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 5, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Zbardhen dhe dokumentohen disa raste të vjedhjes, vihet në pranga autori i dyshuar, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Repeater”. Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit I. I., 24 vjeç, banues në Bathore, për veprën penale “Vjedhja”. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i disa vjedhjeve të ndodhura më parë në zonën e Bathores dhe të Paskuqanit, konkretisht:

*Më datë 31.01.2022, në rrugën “Demokracia”, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe disa bizhuteri, në banesën në pronësi të shtetasit P. B.; *Më datë 07.04.2022, në Bathore, dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike në biznesin në pronësi të shtetasit A. S. Gjithashtu, në datën 09.04.2022, dyshohet se ka tentuar të vjedhë po në këtë biznes. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane operacioni policor i koduar “repeater” tirane arrestim ne tirane operacioni policor i koduar “repeater” tirane

Sondazh

Poll