Aktualitet

Kapet Elis Suçi, grabitësi i postës në Kamëz, u drejtoi armën policëve: Ikni, s’dorëzohem

20 Prill 2022, 13:06 Nga DOSJA
Kapet Elis Suçi, grabitësi i postës në Kamëz, u

TIRANË– Elis Suçi, i shpallur në kërkim për grabitjen e Postës Shqiptare në Kamëz është vënë në pranga. Mësohet se Policia ka sekuestruar edhe paratë që janë marrë në filialin e postës. Emri i Suçit për grabitjen e filialit të postës në Kamëz, doli nga shoku i tij pas arrestimit. Sipas dëshmisë së Algert Kurtit, i cili është vënë në pranga, Suçi ka vëzhguar ambientin dhe kur në filial nuk ka patur njerëz ka njoftuar shokun e tij të afrohej me armë. 

Gjatë operacionit për arrestimin e tij, njëlloj si në datën 3 mars kur u tentua arrestimi i tij, Suçi u ka kërkuar forcave të Operacionales dhe RENEA-s të largohen, duke u drejtuar armën. “Ikni, s’dorëzohem,”– mësohet se u ka thënë ai. I riu është neutralizuar vetëm me ndërhyrjen e një efektivi civil, që e ka shtyrë nga pas duke e shtrirë në tokë Suçin dhe duke i hequr armën nga dora.

Kurti dhe Suçi, rreth orës 14:20 të 18 prillit, të maskuar, nën kërcënimin e armës lodër, morën rreth 1 milion lekë të reja në filialin e postës Shqiptare në Kamëz. Ata mundën që të largoheshin dhe të identifikoheshin një ditë më pas. Para grupit hetimor, Kurti tregoi se nuk donte që t’i bënte keq punonjëseve të bankës, nëse këto të fundit do t’i jepnin paratë që ai kërkonte.

LEXO EDHE KËTË:

VIDEO/Publikohen pamjet e arrestimit të Elis Suçit, grabiti 10 milion lekë në Kamëz

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet elis suci grabitet posta ne kamez elis suci grabitet posta ne kamez

Sondazh

Poll