Aktualitet

Presidenti i ri! Balla komunikon me Mediun e Dodën, takimi me Shoqërinë Civile: Duhet grua

20 Prill 2022, 06:43 Nga DOSJA
Presidenti i ri! Balla komunikon me Mediun e Dodën, takimi me

TIRANË– Nisin zyrtarisht negociatat për zgjedhjen e presidentit të ri! Ditën e sotme Partia Socialiste zhvilloi një diskutim me shoqërinë civile dhe me përfaqësues të Opozitës. Shoqëria Civile ndërtoi profilin e zëvendësuesit të Ilir Metës, që sipas tyre duhet të jetë grua, me njohje në fushën juridike e të të drejtave të njeriut si dhe një përfaqësuese e denjë në arenën ndërkombëtare. Ishte Taulant Balla ai që kërkoi në mbledhje në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, Enkelejd Alibeajn, Mesila Dodën dhe Fatmir Mediun. Por, në tryezë me të u ulën vetëm Mediu e Doda. Alibeaj s’ishte prezent, pasi grupi parlamentar i Partisë Demokratike nuk është mbledhur ende për të vendosur për kandidatët e tyre. Për Dosja.al Mediu deklaroi se do të komunikojë kërkesën e tij të vetme, President konsensual.

Deri më tani, socialistët kanë shkruar secili nga tre emra për pasardhësin e Ilir Metës, ndërkohë që është kërkuar edhe popullit që të propozojnë një emër që ato duan dhe ta dërgojnë në adresën e email: [email protected] Eshtë zbuluar se deputetët e PS kanë propozuar 67 emra.

Sipas Kushtetutës procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës në Kuvend nis jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Presidentit aktual. Po ashtu, bazuar në procedurën e Kushtetutës një grup me jo më pak se 20 deputetë ka të drejtën t’i propozojë Kuvendit kandidaturën për President të Republikës së Shqipërisë, por raundi konsiderohet “i djegur”. Kushtetuta përcakton se janë pesë raunde për zgjidhjen e Presidentit. Në tre raundet e para kërkohet një shumicë prej 3/5, 84 vota, ndërsa në dy e tjera, të katërtin dhe të pestin, presidenti mund të zgjidhet me 71 vota, të cilat Partia Socialiste i ka dhe i kalon në Kuvend, por është shprehur se kërkon konsensus që presidenti të jetë mbi dhe i zgjedhur nga të gjitha palët.

ZHVILLIMET OR PAS ORE:

Presidenti i ri? Agron Duka: Dashamir Shehi është kandidati më i mirë i opozitës

Presidenti/ Berisha: Farsë, emrat i sheh veç Rama, përdhos institucionin e Kreut të Shtetit

VD-Balla: Fola me Mediun e Dodën, konferenca e parë e kryetarëve mbahet më 4 ose 6 maj

Presidenti- Mediu zbardh bisedën me Ballën: Do shtyhet kalendari që të kemi më shumë kohë

Negociatat për presidentin/Spiropali ‘kapet’ me aktivistin e “Mjaft”:Andej kam ardhur e unë

Negociatat për presidentin, aktivisti i “Mjaft”: U mblodhëm, po këtu e morëm vesh se pse

Presidenti i ri/ Nikolla: Na duhet një Matarella që t’i ulë të gjithë në stol

Hazizaj rendit pikat: Duhet Presidente e juriste e mirë, na përfaqëson ndërkombëtarisht

Konsultimet për emrin e presidentit, ushtaraku shkakon të qeshura: Duam Kujtim Çakon

Krasniqi: BBV është më serioz, çdo njeri ngrihet në mëngjes dhe mendon se bëhet President

Takimi për presidentin e ri/ Mesila Doda nuk shkon në takimin e kërkuar nga Balla, arsyeja

Deputetët e PS depozituan nga 3 emra për presidentin e ri, në total janë propozuar 67 emra

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kryetaret e grupeve parlamentare 20 prill 2022 zgjedhja e presidentit te ri kryetaret e grupeve parlamentare 20 prill 2022 zgjedhja e presidentit te ri

Sondazh

Poll