Aktualitet

PE miraton raportin me 66 vota pro, apel vendeve: Hapni negociatat me Shqipërinë

20 Prill 2022, 13:32 Nga DOSJA
PE miraton raportin me 66 vota pro, apel vendeve: Hapni negociatat me

TIRANË– Parlamenti Evropian ka miratuar një tjetër rezolutë në Komitetin e Punëve të Jashtme dhe më pas në seancën plenare përmes së cilës u bëhet thirrje vendeve anëtare që të hapen negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Raporti është përgatitur nga eurodeputetja Isabel Santos, Raporterja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian në të cilin theksohet nevoja për të mbështetur vendin tonë në rrugën drejt Evropës. Sipas Raportit të përpiluar nga Santos, si Shqipëria ashtu edhe Maqedonia e Veriut kanë përmbushur kushtet për anëtarësim. Raporti u miratua nga PE-ja me 66 vota pro, 4 kundër dhe 3 abstenime

Pavarësisht raportit, ajo që i kërkohet Shqipërisë është që të intensifikojë përpjekjet për të përforcuar funksionimin e gjyqësorit, forcimin e shtetit ligjor, luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke garantuar edhe lirinë e medias.

“Nevojiten përpjekje shtesë për të rritur më tej sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve kriminale që rrjedhin nga veprat penale të lidhura me korrupsionin dhe për të zhvilluar një gjurmë provash në rastet e nivelit të lartë. Shprehim keqardhjen që dënimet në rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë mbeten ende të kufizuara, duke nxitur një kulturë të mosndëshkimit. Shqipëria duhet të vazhdojë të ecë përpara me konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe të drejtat e njeriut, duke përfshirë mbrojtjen e personave që u përkasin pakicave. Shqipëria ka plotësuar të gjitha kushtet për caktimin e konferencavë ndërqeveritare dhe duhet të përparojë në procesin e anëtarësimit. Mbështesim transformimin demokratik të Shqipërisë, të mbështetur nga orientimi strategjik dhe përkushtimi i palëkundur ndaj integrimit evropian,”- thuhet ndër të tjera në raport.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut presin që këtë qershor të ketë një OK. Kryeministri Edi Rama është shprehur se nëse vendi ynë pengohet për shkak të VETO-s bullgare, do të kërkojë ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për integrimin në BE.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PE miraton raportin për Shqipërinë, vetëm 4 vota kundër

Zyrtari i PE-së: Sot shqyrtohet procesi anëtarësimit të Shqipërisë në BE

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore parlamenti evropian pe per shqiperine parlamenti evropian pe per shqiperine

Sondazh

Poll