Aktualitet

ZHVILLIMET- Atentat në Lushnje, plagoset 44-vjeçari, lidhja me Besmir Hidën

20 Prill 2022, 14:49 Nga DOSJA
ZHVILLIMET- Atentat në Lushnje, plagoset 44-vjeçari, lidhja me

LUSHNJE– Një atentat ka ndodhur në Lushnje, ku i plagosur ka mbetur Kujtim Meta. 44-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga një person i maskuar me syze, maskë dhe kapuç. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në afërsi të stacionit të trenit, pasi Meta ka qenë i vetëm në tavolinën, kur një person ka zbritur nga makina, është futur brenda në lokal dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Më pas, është ndihmuar nga një person tjetër për tu larguar me makinë. 44-vjeçari ka marrë dy plumba në bark dhe si pasojë ndodhet në gjendje të rëndë për jetën. Për një mjekim më të specializuar ai është sjellë me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranës, ku edhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Deri më tani rezulton se i plagosuri nuk ka precendentë të mëpashëm penalë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa në të gjithë zonën janë vendosur post-blloqe për të kapur autorin.

Kujtim Meta, 44-vjeçari që u plagos sot në Lushnje rezulton të ketë pasur miqësi të ngushë me një person që është ekzekutuar po në të njëjtën mënyrë që atij iu bë atentati, duke pirë kafe. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se bëhet fjalë për Besmir Hidën, i cili u vra më 1 tetor të vitit 2019 në Lushnje, ngjarje që ende nuk ka një autor.

Hida ishte një tregtar makinash të ndryshme dhe për shkak të shoqërisë që kishte me Metën e kishte punësuar këtë të fundit si shofer në biznesin e tij. Hida ishte daja i Zamir Latifit që është vrarë në vitin 2017 në ngjarjen e njohur si ‘masakra e Lushnjes’, për të cilën akuzohen Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili. Të kenë lidhje atentatet me njëri-tjetrin? Ende nuk dihet. Deri më tani është raportuar se shënjestra e atentatit të ndodhur në Lushnje nuk ka qenë 44-vjeçari Meta, por pritet të hidhet dritë mbi ngjarjen në ditët në vijim.

 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

LIDHJA/ Meta që u plagos sot, mik i Hidës, dajës së Zamir Latifit, i kishte dhënë punë

FOTOJA-Plumbat s’ishin për të! Ky është 44-vjeçari që iu bë atentat në Lushnje

Atentati në Lushnje/Autori lëvizte në këmbë,s’ishte 44-vjeçari shënjestra!Mema, pa probleme

DETAJE- Ka marrë 2 plumba në bark, i plagosur në Lushnje dërgohet në Tiranë, rrezikon jetën

Atentati në Lushnje, Policia jep DETAJE: Po kërkojmë autorin

Atentati në Lushnje, zbulohet EMRI i të plagosurit tek stacioni i trenit

(k.m/dosja.al)

 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet atentat ne lushnje lushnje plagoset kujtim meta atentat ne lushnje lushnje plagoset kujtim meta

Sondazh

Poll