Aktualitet

LIDHJA/ Meta që u plagos sot, mik i Hidës, dajës së Zamir Latifit, i kishte dhënë punë

20 Prill 2022, 19:07 Nga DOSJA
LIDHJA/ Meta që u plagos sot, mik i Hidës, dajës së Zamir

LUSHNJE– Kujtim Meta, 44-vjeçari që u plagos sot në Lushnje rezulton të ketë pasur miqësi të ngushë me një person që është ekzekutuar po në të njëjtën mënyrë që atij iu bë atentati, duke pirë kafe. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se bëhet fjalë për Besmir Hidën, i cili u vra më 1 tetor të vitit 2019 në Lushnje, ngjarje që ende nuk ka një autor.

Hida ishte një tregtar makinash të ndryshme dhe për shkak të shoqërisë që kishte me Metën e kishte punësuar këtë të fundit si shofer në biznesin e tij. Hida ishte daja i Zamir Latifit që është vrarë në vitin 2017 në ngjarjen e njohur si ‘masakra e Lushnjes’, për të cilën akuzohen Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili.

Të kenë lidhje atentatet me njëri-tjetrin? Ende nuk dihet. Deri më tani është raportuar se shënjestra e atentatit të ndodhur në Lushnje nuk ka qenë 44-vjeçari Meta, por pritet të hidhet dritë mbi ngjarjen në ditët në vijim.

LAJM KRYESOR:ZHVILLIMET- Atentat në Lushnje, plagoset 44-vjeçari, sillet me urgjencë në Tiranë

(f.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet besnik hida plagoset kujtim meta besnik hida plagoset kujtim meta

Sondazh

Poll