Aktualitet

VIDEO/ Dy të rinj kanosin me armë ish-policin në Shëngjin për parkimin, arrestohen

20 Prill 2022, 17:57 Nga DOSJA
VIDEO/ Dy të rinj kanosin me armë ish-policin në Shëngjin

SHËNGJIN– Ish-efektivi i Policisë së Shtetit Gj.N., është kanosur me armë zjarri nga dy persona. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Shëngjinit. Kanë qenë dy persona, Eris Muça, 29 vjeç dhe Eugerto Selmani, 25 vjeç, të dy banues në Shëngjin që janë futur në lokalin ku po qëndronte ish-polici dhe pasi janë konfliktuar me të e kanë kërcënuar me armë. Gjithçka ka nisur pas një sherri për parkimin e makinës. Siç duket edhe në videon e publikuar, përleshja fizike zgjat për disa sekonda, më pas të rinjtë nxjerrin armën. Disa orë pas ngjarjes është bërë i mundur dhe arrestimi i të rinjve. Arma është sekuestruar nga policia.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

VD- Policia reagon për kanosjen në Shëngjin, momenti kur i nxjerrin armën ish-policit

Arrestohen të rinjtë që kërcënuan ish-policin me armë, sherri nisi për parkimin

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet eris muça eugerto selmani kercenohet ish-polici ne shengjin eris muça eugerto selmani kercenohet ish-polici ne shengjin

Sondazh

Poll