Bota

Lloyd Austin bisedon me homologun kinez: Rusia nuk duhet furnizuar me armë

20 Prill 2022, 19:40 Nga DOSJA
Lloyd Austin bisedon me homologun kinez: Rusia nuk duhet furnizuar me armë

SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe ministri kinez i Mbrojtjes Kombëtare, gjenerali Wei Fenghe zhvilluan një bisedë telefonike të mërkurën, e para e tyre që kur presidenti Joe Biden mori detyrën mbi një vit më parë. BBC shkruan se telefonata zgjati rreth 45 minuta. Në thirrje, Austin përsëriti rëndësinë e mos furnizimit me armë Rusisë për të ndihmuar në pushtimin e saj, vazhdoi zyrtari.

Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha se udhëheqësit diskutuan çështjet e sigurisë rajonale dhe pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia.

Wei përsëriti qëndrimin e Kinës se Tajvani është pjesë e Kinës.

“Nëse çështja e Tajvanit nuk do të trajtohej siç duhet, do të kishte një ndikim të dëmshëm në marrëdhëniet kino-amerikane”, thuhet në deklaratën e Wei.

SHBA i dha armë Tajvanit për të ndihmuar kombin ishull të shmangë një konflikt të mundshëm me Kinën kontinentale. Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë Tajvanin në gatishmëri të lartë për mundësinë që Pekini të përdorë luftën e Ukrainës për të lëvizur kundër vendit.

LAJMI KRYESOR: 56 ditë luftë! Rusia ‘fokusohet’ në Donbass, Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lloyd austin lufta ukraine-rusi wei fenghe lloyd austin lufta ukraine-rusi wei fenghe

Sondazh

Poll