Bota

Politikani ukrainas ngre alarmin: Moska ka deportuar 500 mijë civilë në Rusi

20 Prill 2022, 18:43 Nga DOSJA
Politikani ukrainas ngre alarmin: Moska ka deportuar 500 mijë civilë

RUSI- Moska ka deportuar 500,000 njerëz nga Ukraina në Rusi, u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian kreu i komitetit humanitar të parlamentit ukrainas. BBC shkruan se Mykyta Poturayev i bëri thirrje Kryqit të Kuq të vendosë kontakte me të zhdukurit.

“Gjysmë milion qytetarë ukrainas u deportuan nga Ukraina në Federatën Ruse pa marrëveshje nga ana e tyre. Fatkeqësisht nuk ka asnjë mundësi për momentin as (për të bërë) kontakt me këta njerëz,” tha Poturayev.

Nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur shifra e dhënë nga Poturayev, i cili nuk dha detaje apo prova mbështetëse. Qeveria ukrainase këtë muaj tha se fëmijët po ndahen nga prindërit e tyre me synimin që ata të birësohen nga familjet ruse.

LAJMI KRYESOR: 56 ditë luftë! Rusia ‘fokusohet’ në Donbass, Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mykyta poturayev lufta ukraine-rusi mykyta poturayev

Sondazh

Poll