Bota

Grabitet fabrika e kanabisit në Maqedoninë e Veriut, autorët marrin 108 shishe me vaj

20 Prill 2022, 18:44 Nga DOSJA
Grabitet fabrika e kanabisit në Maqedoninë e Veriut, autorët

MAQEDONI E VERIUT– Një fabrikë që merret me prodhimin e kanabisit dhe të nënprodukteve të tij ka rënë pre e grabitësve. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në Maqedoninë e Veriut, vend që e ka legalizuar përdorimin dhe prodhimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se rreth orës 11:30 një kompani sigurimi ka raportuar grabitjen në këtë fabrikë. Firma ndodhej në fshatin Alldancë në rajonin e Krushevës. Në total, grabitësit mësohet se kanë marrë 108 shishe vaj kanabisi dhe 6 qese plastike me gjilpëra nga lulja e bimës së kanabisit. Ende nuk raportohet për prangosje të autorëve.

“Në periudhën nga ora 18.30 e datës 18.04.2022 deri në ora 06.30 e datës 19.04.2022 në fabrikën e falimentuar për prodhimin e marihuanës, afër fshatit Alldancë të Krushevës, është hyrë me forcë dhe janë marrë mjete, 108 shishe vaj kanabisi dhe 6 qese plastike me gjilpëra nga lulja e bimës së kanabisit,”- thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

diaspora rajoni grabitet fabrika e kanabisit maqedoni e veriut grabitet fabrika e kanabisit maqedoni e veriut

Sondazh

Poll