Politike

VD-VKM- Rindërtimi, Ahmetaj: Jemi në fazë të avancuar, fonde shtesë në Durrës

20 Prill 2022, 11:04 Nga DOSJA
VD-VKM- Rindërtimi, Ahmetaj: Jemi në fazë të avancuar, fonde

TIRANË– Zv.kryeministri i Shqipërisë, Arben Ahmetaj ka treguar se në cilën fazë është qeveria me miratimin e legalizimit të hashashit për përdorime farmaceutike. Në një konferencë për shtyp në prezantimin e VKM-ve, Ahmetaj tha se lidhur me pyetjet  aktualisht ndodhen në fazë diskutimesh me shtete më të zhvilluara e shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete. Po ashtu, ndër të tjera, Ahmetaj tregoi më tej se në vjeshtën e këtij viti do të përfundojë procesi i rindërtimit, ndërkohë, përjashtim do të bëjë zona e Kombinatit, duke shtuar se në Durrës do të alokuohet një tjetër fond për financim. 


PJESË NGA KONFERENCA: 

Ahmetaj: Kemi futur në rindërtim, institutin e Policisë Shkencore. Financojmë rindërtimin dhe rikonstruksionin e Kavajës dhe Durrësit, Bashkia pas vlerësimeve të bëra ka kërkuar dhe një rifinancim 16 mln dollarë për të përmbushur rikonstruksionet. Kemi marrë vendim dhe për shkollat. Pasi kemi zgjidhur problematikat në zona të mëdha, po vazhdojmë edhe me shkolla të vogla. Procesi është në një fazë të avancuar.  Ka elementë. Ka çështje të luftës kundër evazionit fiskal, që ka të bëjë me deklarimin e pagave. Kjo gjë është domethënëse. Ka edhe çështje të tjera, që kanë të bëjnë me kanabisin mjekësor. Jemi duke u konsultuar me shumë shtete të zhvilluara, se si funksionon kjo rëndom në vendet e Evropës dhe Rajonit. Sigurisht me këtë konsultim do të maturojmë shumë shpejt draftligjin dhe do të vijojmë procesin. Bashkitë, si ajo e Tiranës dhe fondi shqiptar i zhvillimit janë në transparencë të plotë. Veç disa institucioneve publike, pjesa më e madhe e rindërtimit mbaron në vjeshtë të këtij viti. Do të vijojmë me Kombinatin që është në proces, sepse kanë pasur përparësi momentale, por gjithsesi s’kanë ecur me ritmin e siteve të tjera”, u shpreh zv.kryeministri.

Pyetje: Në cilën fazë procesi i kthimit në projektligje mendimi i qytetarëve për Këshillim Kombëtar?

Ahmetaj: është risi! Pas ligjit që ne kaluam në Kuvend disa muaj më parë për platformën e bashkëqeverisjes nëpërmjet Këshillimit Kombëtar kemi shtuar një instrument të rëndësishëm. Qytetarët kanë marrë vendime për çështje të rëndësishme, ka elementë socialë të rëndësishëm.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll