Politike

Meta dekorohet me Titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Komuna arbëreshë e Frascinetos

20 Prill 2022, 11:32 Nga DOSJA
Meta dekorohet me Titullin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga

ITALI– Presidentit i vendit Ilir Meta gjatë vizitës së tij në komunës arbëreshë të Frascinetos në Itali është vlerësuar me Titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” për Kontribut të palodhur për forcimin e lidhjeve mes Komunitetit Arbëresh dhe Shqipërisë

Sipas njoftimit të presidencës, Meta me praninë e tij të shpeshtë mes arbëreshëve, përforcon lidhjen e lashtë vllazërore midis shqiptarëve përtej detit, duke e bërë aktuale vlerat e përbashkëta.

Ju falenderoj për Titullin që më akordoni sot, që më motivon më shumë në angazhimin tim për të forcuar lidhjet mes nesh. Duhen ndërmarrë sa më shumë nisma konkrete për mbrojtjen e minoritetit arbëresh, duke shtuar kontributin tonë në regjistrimin e trashëgimisë arbëreshe ‘Moti i Madh’, në UNESCO dhe duke ngritur një Instituti të Kulturës Shqiptare në Romë.”-tha Meta.

Fjala e plotë:

Duhet të punojmë fort, për të forcuar marrëdhëniet ekonomike e turistike midis dy vendeve tona, veçanërisht me fshatrat arbëreshe, ku kemi mundësi të njohim jo vetëm historinë, e kulturën arbëreshe, por edhe gastronominë e tyre, dhe po ashtu për dërgime dhe shkëmbime të nxënësve dhe studentëve shqiptarë e arbëreshë në shkollat e mesme dhe universitete. 

Filluam një diskutim, pas vizitës sime në vitin 2018, për mundësinë e një linje ajrore midis Lamezia Terme dhe Tiranës, që do të ndihmonte shumë në shtimin e numrit të vizitorëve nga të dyja vendet dhe veçanërisht të arbëreshëve në Shqipëri, por që ende nuk ka arritur një zgjidhje. Shpresoj të mund të vendoset edhe linja direkt me Kalabrinë. Personalisht do të përpiqem për ta arritur këtë gjë.

Komuniteti arbëresh, të cilit Shqipëria dhe shqiptarët i detyrohen për hedhjen e themeleve të Lëvizjes Kombëtare, është projektimi ynë i përbashkët, i shkëlqyer, në Europën e Bashkuar. Ata mbeten modeli ekselent i të qenit pjesë përbërëse e së tërës të bashkuar, duke ruajtur dhe trashëguar karakteristika të identitetit të origjinës historike.

Trashëgimia unike e Arbëreshëve të Italisë, si dhe shumë të rinj italianë, që vijnë për të studiuar, punuar dhe jetuar në Shqipëri, kanë forcuar nevojën për bashkimin e forcave, në mbajtjen e Departamentit të Gjuhës Shqipe në Universitetin ‘La Sapienza’ dhe në universitete të tjera italiane (Palermo, Napoli, Cosenza).

Dëshiroj të shpreh mirënjohjen për mikpritjen e Arbëreshëve dhe politikat e ndërmarra për ruajtjen e gjuhës, traditave dhe riteve arbëreshe, si dhe mikpritjen e emigrantëve në vitet ‘90 dhe integrimi i tyre në shoqërinë italiane. Komuniteti shqiptar vlerësohet si shembull i integrimit në shoqërinë italiane, ndërsa Arbëreshët konsiderohen pjesë integrale e kulturës dhe traditave të shoqërisë italiane.

Vlerësoj avokatinë e pashembullt të Italisë në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, si dhe për ndihmat e jashtëzakonshme gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2020, pandemisë Covid-19 dhe në Konferencën e Donatorëve më 17.02.2020. Dëshiroj të vë në dukje partneritetin strategjik, marrëdhëniet e shkëlqyera historike tradicionale dhe domosdoshmërinë për forcimin e tyre në të gjitha fushat; politike, ekonomike, kulturë, arsim, shkencë e turizëm.

Kemi nevojë për bashkëpunim në Arsim-Kulturë-Art-Sport dhe nxitje dhe bashkëpunim në fushën e arsimit universitar dhe përgatitja e curriculave dhe diplomave të përbashkëta, shkëmbime mes stafeve akademike dhe studentëve Është i rëndësishëm nënshkrimi i një Protokolli të Përbashkët mes Shqipërisë dhe Rajonit Kalabri, sipas atij ekzistues me Rajonin e Pulias, dhe atë të propozuar me Rajonin e Siçilisë.

Kalabria duhet të përfshihet së bashku me Bazilikatën në strukturën e Makrorajonit Adriatiko-Jonian, ku bëjnë pjesë edhe rajonet e Pulias dhe Molizes. Përveç pëfitimeve zhvilluese dhe ekonomike, kjo strategji do të shërbente si një instrument ndërlidhës nga pikëpamja kulturore edhe arbëreshët e Kalabrisë dhe të Basilicata me arvanitasit, pasi edhe Kroacia është pjesë e Makrorajonit.

Ju faleminderit!”

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike arbereshët e italise ilir meta arbereshët e italise ilir meta

Sondazh

Poll