Bota

Navalny thirrje elektoratit francez: Votoni për Macron, Marine Le Pen e blerë nga Putin

20 Prill 2022, 13:42 Nga DOSJA
Navalny thirrje elektoratit francez: Votoni për Macron, Marine Le Pen e

RUSI– Kundërshtari rus i Putin, Alexei Navalny bëri thirrje sot elektoratit francez për të votuar për Emmanuel Macron në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale franceze. Ai akuzon Mitingun Kombëtar e Marine Le Pen si të kompromentuar dhe të manipuluar nga Putin.

Në një seri postimesh në Twitter të dërguara nga burgu ku ai po vuan dënimin, Navalny i bëri thirrje të gjithë francezëve të votojnë Macron.

“Sigurisht pa asnjë hezitim u bëj thirrje popullit të Francës që të votojnë për Emmanuel Macron më 24 Prill”, ka shkruar Navalny.

Ai denoncoi gjithashtu kompromiset e Marine Le Pen dhe partisë së tij me presidentin rus Vladimir Putin. Kështu Navalny thotë se është “i tronditur” nga kredia prej 9 milionë eurosh e kontraktuar në vitin 2014 nga ish-partia e Ballit Kombëtar (tani Tubimi Kombëtar) nga një bankë ruse.

“Është korrupsion. Dhe është një shitje e ndikimit politik ndaj Putinit”, denoncoi kundërshtari, i burgosur në Rusi që nga janari 2021.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota aleksei navalny marine le pen zgjedhjet ne france 2022 aleksei navalny marine le pen zgjedhjet ne france 2022

Sondazh

Poll