Bota

Tre paketa marrëveshje për bisedimet,Rusia e mohon,Medinski: Nuk kemi ende asgjë të shkruar

20 Prill 2022, 11:39 Nga DOSJA
Tre paketa marrëveshje për bisedimet,Rusia e mohon,Medinski: Nuk kemi

RUSI– Kreu i delegacionit rus në negociatat me Ukrainën, Vladimir Medinski, komentoi raportimet sipas të cilave po diskutohen tre paketa marrëveshjesh, duke përdorur një fjalë të urtë ruse me mesazhin se ky është një përfundim i bazuar në informacione të pa verifikuara.

E kam dëgjuar thashethemin, por nuk e di nga vjen“, shkroi Medinski në kanalin e tij Telegram.

Ai foli në lidhje me raportet se tre paketa po diskutoheshin në negociatat me Ukrainën, që dyshohet se kishin lidhje me një armëpushim dhe tërheqje të trupave, status neutral dhe garantonin sigurinë për Ukrainën dhe çështjet territoriale.

Medinski tha se gjatë këtyre bisedimeve, Ukraina ka paraqitur propozimet e saj me shkrim për marrëveshjen e ardhshme, të cilën Moska e konsideron një hap përpara dhe se në përgjithësi, Kievi tregoi një dëshirë për të negociuar për herë të parë në shumë vite.

Bisedimet ruso-ukrainase filluan në fund të shkurtit ku delegacionet mbajtën dy takime ballë për ballë në Bjellorusi, pas së cilës u vendos që të vazhdonin çdo ditë përmes videokonferencës dhe në fund të marsit, delegacionet mbajtën një raund tjetër bisedimesh në Stamboll.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shprehu mendimin se marrëveshja me Rusinë mund të përbëhet nga dy dokumente: garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe rregullimi i marrëdhënieve midis Kievit dhe Moskës.

LAJMI KRYESOR: 56 ditë luftë! Rusia ‘fokusohet’ në Donbass, Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vladimir medinski lufta ukraine-rusi vladimir medinski

Sondazh

Poll