Bota

Formimi i qeverisë së Malit të Zi, Abazoviç: Do të ketë 20 ministra, 2 pa portofol

20 Prill 2022, 12:36 Nga DOSJA
Formimi i qeverisë së Malit të Zi, Abazoviç: Do të

MAL I ZI- I mandatuari për formimin e qeverisë së re në Mal të Zi dhe lideri i Lëvizjes Qytetare Ura, Dritan Abazoviç ka bërë me dije se do të informonte Kuvendin nëse e ka formuar apo jo qeverinë e 43-të.

Sipas mediave vendase, Abazoviç tha se qeveria do të mbështetet në dy shtylla, sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik. Ai e prezantoi konceptin e qeverisë së ardhshme në një konferencë për media në Villa Goricë në Podgoricë.

Ideja është që Mali i Zi të fitojë stabilitet, pajtim dhe perspektivë evropiane në vend të destabilitetit politik. Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi kundër zgjedhjeve kur institucionet nuk funksionojnë. vendos se kur do të mbahet seanca, për mua, mund të jetë nesër, por është ditë pushimi, kështu që është më realiste të jetë javën e ardhshme”, shtoi Abazoviç.

Abazoviç konfirmoi se qeveria  e re do të ketë 20 ministra, ku 2 prej tyre do të jenë pa portofol. Ai tha se ka obligim që të zhvillojë bisedimet përfundimtare me të gjithë kandidatët për ministra.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dritan abazovic qeveria e re e malit te zi dritan abazovic qeveria e re e malit te zi

Sondazh

Poll