Bota

Shangai konfirmon shtatë vdekje nga koronavirusi ndërkohë bllokimi i rreptë vazhdon

20 Prill 2022, 11:43 Nga DOSJA
Shangai konfirmon shtatë vdekje nga koronavirusi ndërkohë

SHANGAI- Shtatë persona të infektuar me koronavirus në Shangai kanë vdekur, vdekjet e para të reja gjatë shpërthimit të infektimit.

Vdekjet vijnë pasi rreth 26 milionë njerëz u vendosën nën kufizime jashtëzakonisht të rrepta bllokimi për disa javë. Sipas Sky News, të gjithë ata që vdiqën raportohet të kenë qenë të moshuar dhe të sëmurë. Njerëzit janë të ndaluar të largohen nga shtëpitë e tyre dhe po mbështeten nga qeveria me ushqime. Disa kanë protestuar por pasi disa njerëz nukjanë ngopur me ushqime në këto javë.

Policia me kostume hazmat u pa duke shpërndarë njerëzit që protestonin kundër rregullave të ashpra të qytetit për COVID javën e kaluar.

Sipas masave, të gjithë ata që rezultojnë pozitivë për COVID edhe nëse nuk kanë simptoma duhet të karantinohen në ambiente të centralizuara ku shumë njerëz janë ankuar për kushte të këqija.

Katër mijë njerëz jetonin në sallën e madhe të ekspozitës, me shtretër në kabina pranë njëri-tjetrit, tualete bazë dhe pa dushe.

Më shumë se 100 spitale të improvizuara, me kapacitet për 160,000 pacientë, po përdoren si ambiente, ndërsa ndërtesat e banimit janë kthyer gjithashtu në qendra izolimi.

Shanghai, qendra financiare e Kinës, konfirmoi dje 19,831 infeksione të reja ditore asimptomatike me COVID, nga 21,592 të shtunën.

Infeksionet e reja simptomatike arritën në 2,417, nga 3,238 të dielën. Më shumë se 200 milionë teste të acidit nukleik janë kryer në Shangai që nga 10 marsi në një përpjekje për të frenuar shpërthimin më të madh të Kinës që kur virusi u zbulua për herë të parë në Ëuhan në 2019.

(j.c)/dosja.al 

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota covid-19 karantina ne shangai shtate te vdekur nga covidi ne shangai covid-19 karantina ne shangai shtate te vdekur nga covidi ne shangai

Sondazh

Poll