Bota

Izyum rrezikon të kthehet në “arenë mizorish”, si Bucha

20 Prill 2022, 11:30 Nga DOSJA
Izyum rrezikon të kthehet në “arenë mizorish”, si

UKRAINË- Qyteti i Izyum, po përjeton luftime të ashpra pasi rusët po e përdorin si “udhë lidhëse” për të sulmuar qytetet e tjera në lindje të Ukrainës. Sipas BBC, tashmë ekziston frika se ky qytet mund të përjetojë të njëjtat tmerre si Bucha ku Rusia akuzohet për krime lufte kundër popullsisë civile duke përfshirë ekzekutimet dhe torturat.

Kreu i administratës ushtarake të Izyum, Stepan Maselsky, ka treguar se civilët e Izymit kanë më shumë se një muaj në gjendje të mjerueshme, pa drita dhe pa ujë.

“Për më shumë se një muaj, civilët nuk kanë pasur akses në ndihmën humanitare, pa energji elektrike, ngrohje apo ujë”, thotë kreu i administratës ushtarake të Izyum, Stepan Maselsky.

Izyum thuhet se ka përqendrimin më të lartë të trupave ruse në Ukrainë aktualisht. Qyteti strategjik, i vendosur 70 milje në jug-lindje të Kharkiv ra plotësisht në duart e rusëve më 1 prill.

LAJMI KRYESOR: 56 ditë luftë! Rusia ‘fokusohet’ në Donbass, Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit

(d.d)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota izyum lufta ukraine-rusi stepan maselsky izyum lufta ukraine-rusi stepan maselsky

Sondazh

Poll