Bota

Universiteti i Peloponezit i revokon Vladimir Putinit titullin ‘Profesor Nderi’

20 Prill 2022, 11:46 Nga DOSJA
Universiteti i Peloponezit i revokon Vladimir Putinit titullin ‘Profesor

GREQI-Universiteti i Peloponezit ka vendosur të heqë titullin e profesorit të nderit që i është dhënë presidentit rus Vladimir Putin. Presidenti rus kishte marrë titullin përkatës në vitin 2018, nga administrata e Departamentit të Historisë, Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore.

Sipas mediave vendase, rektori i Universitetit të Peloponezit mori një vendim unanim për të hequr titullin me iniciativën e ish-ministrit dhe rektorit të PASOK, Theodoros Papatheodorou, i cili ndihmoi në mbledhjen e nënshkrimeve pas pushtimit rus të Ukrainës.

Senati Akademik i Universitetit të Peloponezit vendosi të heqë titullin doktor nderi, i cili i ishte dhënë nga Departamenti i Historisë, Arkeologjisë dhe Menaxhimit të Trashëgimisë Kulturore, në vitin 2018, Presidentit të Rusisë. Një vendim korrekt dhe i domosdoshëm, pavarësisht çdo vonese në procedurat përkatëse. Pesëqind qytetarë, nënshkrues, nga Greqia dhe jashtë vendit, e kishin mbështetur nga 6 mars 2022, kërkesën për heqjen e titullit. Një shoqëri civile dinamike dhe komuniteti universitar janë më në fund në anën e duhur të historisë.”- tha Papatheodorou.

LAJMI KRYESOR: 56 ditë luftë! Rusia ‘fokusohet’ në Donbass, Ukraina kërkon ndihmë: Janë orët e fundit

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi theodoros papatheodorou vladimir putin lufta ukraine-rusi theodoros papatheodorou vladimir putin

Sondazh

Poll