Aktualitet

Kriza energjetike/ Berisha: Shkak keqqeverisja, Bitcoini i vendosur pranë HEC-eve

20 Prill 2022, 10:27 Nga DOSJA
Kriza energjetike/ Berisha: Shkak keqqeverisja, Bitcoini i vendosur pranë

TIRANË- Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një mbledhje me ekspertët lidhur me krizën energjitike. Në nisje të fjalimit të tij, Berisha tha se shkak i kësaj krize nuk është moti dhe lufta në Ukrainë, por keqmenaxhimi dhe vjedhja e sipërmarrjeve. Sipas tij, në kundërshtim me ligjin, hapen digat e kaskadës dhe energjia shitet shumë lirë, krahasuar me çmimin në bursë, ose e kundërta, blihet disa fish më shtrenjtë sesa çmimi në bursë. Berisha akuzoi qeverinë se do të ndërtojë tubacion nga TEC i Vlorës në Seman për të bërë furnizmin me gaz përmes TAP.

Lideri historik i PD-së tha se në afërsi të hidrocentraleve janë vendosur impiantet e Bitcoinit. Po ashtu, ai akuzoi qeverinë se është e lidhur me këto sisteme. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Berisha: Aparaturat e Bitcoin janë vendosur pranë HEC-eve private, të lidhur me qeverinë

Berisha: Është parashikuar që depot e gazit do të jenë në shpellat e Dumresë

Kriza elektrike në vend, Berisha: Shkak s’është moti, por plaçkitja! U menaxhua keq

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike sali berisha sali berisha

Sondazh

Poll