Aktualitet

PD kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm për çështjet e Energjisë dhe Klimën

20 Prill 2022, 08:09 Nga DOSJA
PD kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm

TIRANË– Partia Demokratike kërkon ngritjen e një komisioni të posaçëm në Kuvendin e Shqipërisë që të merret dhe të diskutojë për çështjet e Energjisë dhe Aksionit për Klimën. Me anë të një shkrese zyrtare, ishin dy deputetet demokrate; Sorina Koti dhe Emilja Koliqi ato që dorëzuan kërkesën duke kërkuar edhe miratimin e kolegëve të tjerë, jo vetëm demokratë. Sipas tyre, në rrethanat që çmimet e energjisë elektrike dhe ato të karburantëve po ndryshojnë dhe po kërcënojnë mirëqënien e qytetarëve, ndaj dhe duhet që të fokusohen më shumë tek kjo çështje.

“Propozojmë ngritjen e një Komisioni për çështjet e Energjisë dhe Aksionit për Klimën, në rrethanat kur çmimet e energjisë elektrike dhe të karburantëve po kërcënojnë gjithnjë e më shuëm jetesën dhe mirëqënien e qytetarëve, ekzistencën e bizneseve dhe ecurinë e ekonomisë kombëtare. Një komision i tilë do ishte i domosdoshëm për të nxitur debatin për Planin Kombëtar të Energjisë e Klimës dhe rritjen e sigurisë energjitike të vendit, zhvillimin me përparësi të legjislacionit e politikave afatgjata për energjitë e ripërtëritshme dhe diversifikimin e tyre, finalizimin e tregut të integruar të energjisë, nxitjen e masave për efiçencë të energjisë, dekarbonizimin dhe rritjen e ekonomisë së gjelbër,”-shkruhet në kërkesën e tyre.

Mirëpo ende nuk dihet nëse kërkesa e deputeteve demokrate do të pranohet nga Kuvendi për t’u marrë “me themel” për çështje të reja, të patrajtuara më parë në zyrat e të zgjedhurve të popullit.

(k.m/dosjaal)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike kuvendi i shqiperise partia demokratike pd kerkon komison ne kuvend kuvendi i shqiperise partia demokratike pd kerkon komison ne kuvend

Sondazh

Poll