Aktualitet

Operacioni në Korçë, Çuçi: Përgëzime strukturave vendore, do i shkojmë deri në fund luftës

20 Prill 2022, 13:09 Nga DOSJA
Operacioni në Korçë, Çuçi: Përgëzime

TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas finalizimit të operacionit antidrogë në Korçë. Më anë të një postimi të bërë në ‘Facebook’, Çuçi shpreh përgëzime për punën që kanë bërë strukturat vendore të policisë dhe agjencisë së mbikqyrjes policore. Po ashtu, ministri thotë se do t’i shkojë deri në fund luftës së vazhdueshme kundër drogës. 

REAGIMI:

Operacioni anti-drogë në Korçë me 31 urdhër-arreste dhe 101 persona të proceduar penalisht është një tjetër dëshmi e rritjes së forcës goditëse të Policisë së Shtetit dhe luftës së pakompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime strukturave vendore të policisë dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, që falë punës së tyre arritën të zbulonin dhe dokumentonin këtë veprimtari kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. Jemi frontalisht të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës së vazhueshme kundër drogës, për një shoqëri më të sigurt që garanton zhvillimin dhe të ardhmen tonë.

LAJMI KRYESOR: ‘Knock doën’/ Operacion antidrogë në Korçë! Arrestohen 25 persona, 70 në hetim (DETAJE)

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll