Aktualitet

Presidenti/ Mediu për Dosja.al: Do e takoj Ballën! Duhet përfaqësi nga e gjithë opozita

20 Prill 2022, 12:40 Nga DOSJA
Presidenti/ Mediu për Dosja.al: Do e takoj Ballën! Duhet

TIRANË- Dosja.al ka kontaktuar kreun e grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediu, lidhur me nisjen e procesit të negociatave për emrin e ri të presidentit të vendit. I pyetur nëse do të shkonte sot në takim me Taulant Ballën, ai tha për Dosja.al se do të marrë pjesë, por do të komunikojë kërkesën e tij të vetme.

“Unë do të kërkoj atë që bëra publike, që të mos fillojë asnjë proces pa një përfaqësi të dakordësuar nga e gjithë opozita,”-u shpreh Mediu. Ndërkohë që përveç Mediut dhe Ballës, të ftuarit e tjerë nuk do të jenë prezentë.

Enkelejd Alibeaj ende nuk është dakordësuar me grupin parlamentar, ndërsa Mesila Doda nuk ndodhet në Shqipëri. Po sot, pritet që Balla, Damian Gjiknuri dhe Elisa Spiropali të takohen edhe me përfaqësues të Shoqërisë Civile për të marrë edhe propozimet e tyre, ndërkohë që vetë socialistët dje kishin depozituar në total 67 emra për kreun e ri të shtetit që do të zëvendësojë presidentin Ilir Meta.

LAJMI KRYESOR: Presidenti i ri! NEGOCIATAT, Doda dhe Alibeaj mungojnë, vetëm Mediu takohet me Ballën

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore fatmir mediu fatmir mediu

Sondazh

Poll