Aktualitet

Gjashtë arrestime në Tiranë! Sherr mes dy grave në kryeqytet, goditen me gurë

20 Prill 2022, 12:30 Nga DOSJA
Gjashtë arrestime në Tiranë! Sherr mes dy grave në

TIRANË– Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona për vepra të ndryshme penale. Në mesin e të arrestuarve ka persona që janë ndaluar për dhunë në familje apo përdorim të lëndëve narkotike. Po ashtu një 56 vjeçare është proceduar nga policia e Tiranës pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta (gurë) gruan me inicialet F. D., 61 vjeçe.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihen në pranga 6 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. B., 60 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka vjedhur kabllot elektrike të ndriçimit, te Bulevari i Ri. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit J. T., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariarin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. P., 43 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. T., 46 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, në gjendje të dehur. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. K., 44 vjeç, dhe A. D., 31 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, në ngarkim të shtetases D. L., 56 vjeçe, pasi për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta (gurë) shtetasen F. D., 61 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 referuan materialet në Prokurori, në ngarkim të shtetasit A. K., 44 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasen V. S., 32 vjeçe. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G. K., banues në Lezhë, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Rrugore

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne tirane tirane arrestime ne tirane tirane

Sondazh

Poll