Aktualitet

‘Knock down’/ Operacion antidrogë në Korçë! Arrestohen 25 persona, 70 në hetim (DETAJE)

20 Prill 2022, 07:05 Nga DOSJA
‘Knock down’/ Operacion antidrogë në Korçë!

KORÇË– Pas 5 muajsh hetime është finalizuar operacioni antidrogë i koduar ‘Knock down’. Operacioni u zhvillua nga strukturat për Hetimin e Krimeve të Korçës së bashku me sektorin e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, duke vënë në pranga 24 persona dhe nën hetim 70 të tjerë. Këta persona akuzohen për pjesmarrje në veprimtarinë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së narkotikëve. 24 janë personat e arrestuar, 7 janë shpallur në kërkim ndërsa 70 të tjerë nën hetim penal. Sekuestrohen sasi të ndryshme droge, sasi vlerash monetare, peshore elektronike, automjete, një radio marrëse policie dhe një përforcues grushti.

EMRAT E TË NDALUARVE:

1.Rodolf Mara, 38 vjeç, banues në në Korçë;
2.Olger Hasan, 37 vjeç, banues në Korçë;
3.Romeo (Ilir) Starovecka, 43 vjeç, banues në Korçë;
4.Mateos Aliko, 27 vjeç, banues në Korçë;
5.Juxhin Kulla, 37 vjeç, banues në Korçë;
6.Klajdi Avramushi, 32 vjeç, banues në Korçë;
7.Joan Xhambazi, 25, vjeç, banues në Korçë;
8.Musjano Ali, 29 vjeç, banues në Korçë;
9.Kristi Ndoja, 25 vjeç, banues në Korçë;
10.Arten Zallëmi, 33 vjeç, banues në Korçë;
11.Elton Manka, 34 vjeç, banues në Korçë;
12.Edjon Agolli, 42 vjeç, banues në Korçë;
13.Nikolin Pulluqi, 26 vjeç, banues në Korçë;
14.Letion Rënxa, 34 vjeç, banues në Korçë;
15.Igor Mihali, 35 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë;
16.Vasjan Shtambari, 39 vjeç, banues në Korçë;
17.Kristo Shkembi, 39 vjeç, banues në Korçë;
18.Sokol Haxhi, 40 vjeç, banues në Bilisht;
19.Andrea Bleta, 34 vjeç, banues në Bilisht;
20.Emanuel Muka, 30 vjeç, banues në Maliq;
21.Andrea Miçani, 31 vjeç, banues në Korçë;
22.Elton Adili, 41 vjeç, banues në Korçë;
23.Andi Duka , 44 vjeç, banues në Elbasan;
24.Sajmir Suvaria 31 vjeç, banues në Korçë.

Në këtë fazë të operacionit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 420 gramë kokainë, 340 gramë kanabis, 21.6 gramë heroinë, metadon, 1.556.300 lekë, 20.595 euro, 110 dollarë, 280 paund, 50 telefona celularë, 20 automjete, 5 peshore elektronike, 1 radio marrëse policie, 1 përforcues grushti, dokumente identifikimi të shtetasve të ndryshëm.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Operacioni në Korçë, Çuçi: Përgëzime strukturave vendore, do i shkojmë deri në fund luftës

‘Tak-tak’/ VD-Policia u troket në derë, momenti kur arrestohen 24 personat në Korçë

FOTO + EMRAT/ Operacioni anti drogë në Korçë, 101 të dyshuar, lëshohen 31 masa arresti

Operacioni antidrogë në Korçë! Lëshohen 31 urdhër-arreste, hetohen 70 të tjerë

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet korce operacion antidroge ne korce korce operacion antidroge ne korce

Sondazh

Poll