Politike

Ironizon Agron Duka: Pas Metës, radhën për t’u shpallur armik publik e ka Malaj

16 Korrik 2019, 11:33 Nga DOSJA
Ironizon Agron Duka: Pas Metës, radhën për t’u shpallur

Tiranë– Agron Duka ka deklaruar pretendimi se Arben Malaj ka kryer ‘shkelje të rënda të etikës’, është paradoksale dhe qesharake.

Reagimi: 

Pas Presidentit, radhën për t’u shpallur armik publik e ka Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Si në rastin e Presidentit, vetë e kandiduan, vetë e votuan dhe vetë po kërkojnë ta shkarkojnë. Lind pyetja: Po me Arbenin ç’patën?

Pretendimi se Malaj ka kryer ‘shkelje të rënda të etikës’, pasi ka nënvizuar problematikat e shumta të kësaj mazhorance, është paradoksale dhe qesharake. Sidomos kur këto akuza ngrihen nga një shumicë e përgjuar duke shkelur me këmbë lirinë e votës. Mendimi ndryshe është një virtyt dhe jo një shqetësim për një shoqëri demokratike. Duhet inkurajuar dhe jo ndëshkuar!

Partia Socialiste ka kërkuar shkarkimin e Arben Malajt si anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Shkak për shkarkimin e tij, sipas socialistëve është bërë shkeljet etike që ka kryer ai në daljet publike, dhe për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës. (lexo këtu)

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë Arben Malaj, i cili shprehet se nuk do të bëjë asnjë deklaratë specifike përpara nisjes së ballafaqimit institucional. Por ish-ministri ka deklaruar se kërcënimet paralajmëruese i ka dërguar Taulant Balla

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike agron malaj agron tufa ps shkarkon agron malajn agron malaj agron tufa ps shkarkon agron malajn

Sondazh

Poll