Politike

Maxhoranca mbledh 28 firma, kërkon shkarkimin e Arben Malajt nga BSH: Ka shkelur etikën

PS kërkon shkarkimin e Arben Malajt. Shkak për shkarkimin e tij janë shkeljet etike që ka kryer ai në daljet publike.
Featured image of article: Maxhoranca mbledh 28 firma, kërkon shkarkimin e Arben Malajt nga BSH: Ka shkelur etikën Arben Malaj

TIRANË– Partia Socialiste ka kërkuar shkarkimin e Arben Malajt si anëtar të Këshillit Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Shkak për shkarkimin e tij, sipas socialistëve është bërë shkeljet etike që ka kryer ai në daljet publike, dhe për këtë arsye ai nuk mund të jetë më pjesë e Bankës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deri më tani socialistët kanë mbledhur 28 firma, me anë të të cilave kërkojnë që Arben Malaj të lirohet nga posti i tij.

(k.m./dosja.al)

2 Komente në “Maxhoranca mbledh 28 firma, kërkon shkarkimin e Arben Malajt nga BSH: Ka shkelur etikën

  1. Keto corba i ben Rama,nuk po e kuptojme se ku e ka qellimin,nje here i ve me urdher e me pas i heq po me urdher

  2. Nuk e kisha degjuar ndonjehere qe nje anetar i Keshillit Mbikqyres te BSH te propozohet nga Parlamenti per t’u larguar… Formule e re pastrimi?! Ne 1997 u nderrua ligji qe Keshilli Mbikqyres u shtua me disa te tjere (PS) per te eklipsuar ato te zgjedhur nga PD. Cfare po ndodh? Kush mendon si Rilindja largohet me force edhe ne institucione te pavaruara? FMNja duhet te reagoje.

Shto Koment