Politike

‘Mos u tallni, po më fyeni’/ Debate mes socialistëve tek Ligjet për ‘mbrojtjen civile’, Fino voton kundër dhe ikën

16 Korrik 2019, 09:16 Nga DOSJA
‘Mos u tallni, po më fyeni’/ Debate mes socialistëve tek

TIRANË– Ditën e sotme në Komisionin e Ligjeve ku edhe u diskutua projektligji “Për mbrojtjen civile”, ku të pranishëm ka qënë edhe zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi dhe drejtori i Emergjencave Civile, Haki Çako.

Debate janë zhvilluar nga radhët e socialistëve, mes Petro Koçit, Ulsi Manjës dhe deputetit Bashkim Fino. Ky i fundit ka votuar kundër ndryshimeve në nenin 41, pikë e cila u votua unanimisht nga deputetët e tjerë.

Pas miratimit të këtij neni, Fino ka dalë nga salla duke braktisur mbledhjen para përfundimit të saj.

DEBATET NË KOMISION:

Fino: Ju mund të kënaqeni por unë jo. Kjo pikë bie ndesh me ligjin e pushtetit vendor. Nuk mund t’i vendosi Ministria e Mbrojtjes Bashkisë këtë 8%, jo ta përdorë me vendim të këshillit. tani t’i thuash që fondi e kalon 8% më duket jo korrekte

Manja: Jemi në diskutimin e ligjit për mbrojtjen civile dhe duhet propozim konkret. Nëse ka propozime bëjini por jo të mbërtheheni në diskutime. Kur të zbardhim ligjin duhet të jetë e qartë.

Fino: Bëhu pak serioz tani, mos u tallni. Mos më fyeni. Ky është 4% tjetër.

Koçi: Në rast se Bashkia nuk e harxhon fondin e përdor edhe vitin tjetër. Nëse nuk e bën bashkia, e bën Agjencia e Emergjencave.

Andi Përmeti: Nëse mbaron fondi, atyre që u ndodh fatkeqsia çfarë ndodh nëse nuk e mbulon dot Bashkia. Marrim shëmbullin e tërmetit në Korçë.

Koçi: Sot ndërtojmë në Floq shtëpinë e parë. Kështu që mundi është në përputhje me proporcion e ngjarjen.

Ulsi Manja: Fjala “mund” nuk ka vlerë në ligj, kush jurist e ka bërë? Si është vlerësuar 8%.

Fino: Jam i pakënaqur nga përgjigjia sepse kjo pikë bie ndesh me pushtetin vendor, nuk ia vendos Ministria e Mbrojtjes bashkisë këtë 8%.

Shehu: Nëse vlera e kalon 8%, atëherë është evidente që duhet të ndërhyjmë ne, sepse Bashkia nuk ndërhyn dot më. Nuk ka kapacitet.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bashkim fino haki cako komisioni i ligjeve petro koçi bashkim fino haki cako komisioni i ligjeve petro koçi

Sondazh

Poll