Politike

“E vërteta ju djeg, ke mendësi komuniste”, Alimadhi debat me Bushkën, ndërhyn Manja: Ore nuk jemi në kafe këtu

16 Korrik 2019, 11:20 Nga DOSJA
“E vërteta ju djeg, ke mendësi komuniste”, Alimadhi debat

Tiranë- Debate të ashpra ka pasur sot në Komisionin e Ligjeve. Adriatik Alimadhi ka deklaruar se duhet të hapen dosjet e komunizmit që shqiptarët të dinë të vërtetën. Nuk kanë munguar debatet me Klotilda Bushkën dhe Ulsi Manjën.

DEBATET:

Alimadhi: Informacioni që na keni dhënë nuk është i plotë me atë që lexoi Zoti Shameti.

Bushka: Më duhet të them që pikënisja e kësaj nisme ka nisur te rezoluta për vleresimin e raportit të Institutit për krimet dhe pasojat e komunizmit ne Shqipëri. Çdo detyrë e këtij instituti ka të bëjë me periudhën nga nëntori i 1944 e më pas.

Alimadhi-: Keni mendësi komuniste.

Bushka: Ka nevojë për një saktësim te këtij formulimi.

Alimadhi- Në arkivin e shtetit i keni të gjithë krimet që kanë bërë kriminelët komunistë dhe partizanë. Ju nuk e doni këtë periudhë. A vini ju nga partia komuniste? Çfarë të keqe ka ta studiojmë këtë periudhë? Çfarë të keqe ka që studiohet unë jam ballist, kam marrë të gjithë kritikat. I kemi parë të gjitha poshtërsitë. Nuk ka asnjë gjë të keqe të dalë e vërteta, Çfarë të keqe keni? Ju doni të degradoni tërësisht sepse nuk po jua jepni të drejtën shqiptarëve që të dinë të vërtetën. E vërteta komuniste ju djeg shumë.

Manja: Fot për ligjin ore. Por nuk ka lidhje me ligjin kjo mo zoti Alimadhi.

Hyseni: Ti e bashkëpunuar më ta.

Alimadhi. Po mirë ja unë kam bashkëpunuar me ata , por më dëgjoni…

Manja: Ore nuk jeni në kafe…

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike alimadhi debat me bushkën dosjet e komunizmit alimadhi debat me bushkën dosjet e komunizmit

Sondazh

Poll