Politike

‘Shkeli etikën’, kush janë 28 socialistët që kërkojnë shkarkimin e Arben Malajt, mungon Rama (FOTO)

16 Korrik 2019, 10:13 Nga DOSJA
‘Shkeli etikën’, kush janë 28 socialistët që

TIRANË– Zbardhet kërkesa që deputetët socialistë i kanë dërguar kryeparlamentarit Gramoz Ruçit për shkarkimin anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Arben Malajt.

Në dokument shkruhet se shkarkimi i Malajt kërkohet pasi në asnjë nga daljet e tij publike ka nuk ka folur lidhur me punën e tij në Bankën e Shqipërisë dhe nuk i a shërbyer nxitjes së besimit të sistemit bankar.

“Në asnjërin prej daljeve publike nuk i kanë shërbyer interest më të mirë të BSH dhe gjithë sistemit bankar në Shqipëri; nuk është marrë parasysh karakteri publik i funksionit që ushtron si anëtar i Këshillit Mbykëqyrës të BSH dhe kjo natyre sjellje nuk ka qënë i ka shërbyer aspak nxitjes së besimit në publik lidhur me institucionit e Bankës së Shqipërisë,”-shkruhet në dokumentin e PS-së.

Më tej në dokument thuhej se në daljet publike, Malaj mund të kenë ndikim negativ mbi detyrimet që ai ka ndaj Bankës së Shqipërisë duke dëmtuar imazhin e saj.

Ndër deputetët që kanë firmosur shkarkimin e tij janë: Taulant Balla; Ervin Bushati; Rrahman Rraja; Adnor Shametaj; Jurgis Çyrbja; Florenc Spaho; Bujar Çela; Almira Xhembulla; Fadil Nasufi; Ismet Beqiraj; Sadi Vorpsi; Elio Hyska; Ulsi Manja etj.

Ajo që bie në sy është mungesa e firmës së kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij të ministrave.

Partia Socialiste ka kërkur shkarkimin e Arben Malajt nga Banka e Shqipërisë. Shkak për shkarkimin e tij janë shkeljet etike që ka kryer ai në daljet publike. Malaj ka reaguar duke u shprehur se kërcënimet paralajmëruese për postin e tij ia ka dërguar Taulant Balla ku sqaron se nuk ka munguar edhe mesazhet me tekste rekomanduese partiake.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike arben malaj ps shkarkon malaj shkarkimi i arben malaj arben malaj ps shkarkon malaj shkarkimi i arben malaj

Sondazh

Poll