Aktualitet

Raporti i SPAK: Gjatë 2021 janë përgjuar 1500 persona, 179 prej të cilëve janë arrestuar

20 Prill 2022, 11:54 Nga DOSJA
Raporti i SPAK: Gjatë 2021 janë përgjuar 1500 persona, 179 prej

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar gjatë vitit 2021 ka përdorur përgjimet për 1500 persona, 179 prej të cilëve kanë përfunduar të arrestuar dhe në 129 çështje.

Në raportin e publikuar nga SPAK, pas dyshimeve dhe hetimeve në disa çështje penale janë përgjuar 1957 paisje dhe numra telefoni.

Gjatë vitit 2021, për veprat penale nën hetim nga Prokuroria e Posaçme, janë interceptuar rreth 1500 subjekte përgjimi (autorë të dyshuar apo që kanë dijeni për vepra penale), 1957 pajisje fundore (pajisja/numri telefonik i subjektit në përgjim) ku është rezultuar në ndalimin e rreth 179 personave të dyshuar për kryerje të veprave penale”, thuhet në raportin e SPAK.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet spak spak

Sondazh

Poll