Aktualitet

Java holandeze, zhvillohet takimi promovues i projektit ‘Me Sytë nga Drejtësia’

20 Prill 2022, 11:44 Nga DOSJA

TIRANË– Në datën 20 prill 2022, Instituti për Studime Publike & Ligjore (ISPL) mbajti në ambientet e Hotel Tirana International, takimin promovues të Projektit «Me Sytë nga Drejtësia», i cili organizohet në kuadër të Javës Holandeze. Projekti “Me Sytë nga Drejtësia” zbatohet nga ISPL dhe është i financuar nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri/Programi MATRA.

Ky aktivitet promovues synon të promovojë projektin, si një nga përpjekjet serioze profesionale të organizatave të shoqërisë civile shqiptare, të mbështetura nga Ambasada e Mbretërisë së Hollandës, për të kontribuar në progresin e reformës aktuale në drejtësisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit qytetar ndaj këtij procesi reformues. Qëllimi i këtij eventi konsistoi në prezantimin dhe shkëmbimin e mendimeve nga pjesëmarrësit mbi gjetjet dhe konkluzionet e disa produkteve të projektit deri në këtë fazë të parë, konkretisht: Analizës së Strategjisë Ndër-Sektoriale të Drejtësisë 2021-2025; dhe, Paketës së Indikatorëve të Strategjisë Ndër-Sektoriale të Drejtësisë 2021-2025.

Përvec vlerësimeve pozitive për arritjet e strategjisë së re të drejtësisë, Analiza e Strategjisë Ndër-Sektoriale të Drejtësisë 2021-2025 ka qartësuar për publikun mënyrën sesi duhen kuptuar qëllimet politike, objektivat, rezultatet dhe masat e parashikuara në këtë Strategji; ka identifikuar aspekte dhe elementë që duhen përmirësuar në të ardhmen, si në pjesën përmbajtësore, ashtu edhe në formulimet e ndryshme të këtij dokumenti tejet të rëndësishëm për reformën në drejtësi; ka sugjeruar propozime konkrete përmirësimesh në pjesë të caktuara të dokumentit, me synimin për t’i ardhur në ndihmë Ministrisë së Drejtësisë në rast rishikimi të tij në të ardhmen.

Paketa e Indikatorëve e propozuar nga projekti, nga ana tjetër, është dakordësuar me institucionet shqiptare të drejtësisë dhe do të jetë instrumenti profesional i monitorimit të progresit të tyre nga ISPL në zbatimin e Strategjisë në kuadër të projektit gjatë vitit në vazhdim.

Të dyja këto produkte të projektit i ofrojnë, në mënyrë indirekte, shoqërisë civile, një model vëzhgimi dhe analize të ecurisë së Strategjisë Ndër-Sektoriale të Drejtësisë përgjatë katër viteve që do të vijnë.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet ambasada e mbretërisë së hollandës hollandë me syte nga drejtesia projekti tirane ambasada e mbretërisë së hollandës hollandë me syte nga drejtesia projekti tirane

Sondazh

Poll