Aktualitet

Operacioni antidrogë në Korçë! Lëshohen 31 urdhër-arreste, hetohen 70 të tjerë

20 Prill 2022, 10:13 Nga DOSJA
Operacioni antidrogë në Korçë! Lëshohen 31

KORÇË– Pas operacionit të madh anti-drogë të quajtur “Knockdoën”, policia e Korçës ka deklaruar për shtypin se po procedohen 101 persona ndërsa nga Gjykata e rrethit janë lëshuar 31 urdhërarreste. Në deklaratën për media, u tha se janë sekuestruar sasi të tëra kokaine, heroine dhe kanabisi si dhe 20 makina.

“Shtetasit e vënë në pranga, nën masën e “Arrest me burg”, janë të dyshuar për veprën penale shitje dhe prodhim lëndësh narkotikësh Gjykata e rrethit Korçë ka lëshuar 31 urdhër arreste dhe janë 70 persona nën hetim. Ka dhe shtetas të shpallur në kërkim, policia ka sekuestruar 21 kg heroinë, sasi kanabisi dhe kokaine. 1 milionë e gjysëm lekë, telefona celularë, paundë, dollar, automjete, dhe dokumente të ndryshme. Lënda narkotike është trafikuar kryesisht brenda qytetit ndërsa njoftojmë se kjo është finalizim i fazës së parë të operacionit,sepse ka masa për persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale”-tha zëdhënësi i policisë.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet operacion antidroge ne korce policia korçe operacion antidroge ne korce policia korçe

Sondazh

Poll