Aktualitet

Plagosi bashkëatdhetarin e tij dhe u arratis, arrestohet 51-vjeçari shqiptar në Itali

20 Prill 2022, 11:02 Nga DOSJA
Plagosi bashkëatdhetarin e tij dhe u arratis, arrestohet 51-vjeçari

ITALI– Një 51-vjeçar shqiptar. me precedentë të mëparshëm penal ka rënë në pranga e policisë italiane për armëmbajtje pa leje dhe plagosje të rëndë.

Sipas mediave vendase, ky është epilogu i një historie që nisi mbrëmjen e 7 marsit, kur një shtetas shqiptar, i cili ndodhej brenda një lokali në Artena, mbeti i plagosur në këmbë nga disa fishekë të shpërthyer nga arma e shkrepur nga 51-vjeçari, i cili menjëherë më pas arriti të zhdukej dhe të humbiste gjurmët e tij.

I plagosuri, u paraqit në urgjencën e spitalit Colleferro me lëndime të shumta ku  mjekët, duke vënë në dukje natyrën e plagëve, lajmëruan menjëherë Karabinierët e Stacionit të Komandës lokale.

Policia nisi një hetim për faktet dhe në një kohë të shkurtër arriti të mbledhë provat dhe identifikuar autorin. Shqiptari u transferua në burgun e Velletrit, ku do të qëndrojë deri në daljen para gjykatës.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane arrestohet shqiptari ne itali policia italiane

Sondazh

Poll