Aktualitet

Kush drejton PD? Celibashi nga KQZ:E vendos Gjykata e Tiranës, unë president? S’kam ambicie

20 Prill 2022, 08:49 Nga DOSJA
Kush drejton PD? Celibashi nga KQZ:E vendos Gjykata e Tiranës, unë

TIRANË– Se kush e drejton Partinë Demokratike, mes Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha se do të presë vendimin e Gjykatës së Tiranës. Në bashkëbisedimin me mediat, Celibashi u pyet se cili ishte autoriteti që përfaqëson sot PD në KQZ, duke gjetur zgjidhe vetëm Gjykatën e Tiranës si i vetmi institucion që tregon se kush është organi drejtuesi i një parti. Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në bashkëbisedimin me gazetarët, iu përgjigj pyetjes nëse do ta merrte në konsideratë një ftesë të mundshme për t’u bërë Presidenti i ri i Republikës.

Kush e drejton PD? Partitë janë ato që janë. Kanë atë kulturë të debatit politik. Nuk marr përsipër të bëj gjykatësin e tyre. Procesi është mirë të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse kalon kjo situatë pa bërë asgjë do kalojnë në momentin kur ndryshimet e momentit të fundit do jenë objekt i konfliktit politik. Unë për president? Duhet të ndihesha i përkëdhelur tani nga kjo që dëgjova por nuk ndihem. Është diçka që nuk e konsideroj serioze, nuk e kam ambicie,“-tha Celibashi.

(k.m.dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore kryesore ilirjan celibashi partia demokratike ilirjan celibashi partia demokratike

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2022, 07:58

Dënohet me 5 vite burg gruaja e Arben Bilalit

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burgim Matilda Bilalin, gruan e ish-policit Arben Bilalit, i cili u ekzekutua në Tiranë disa vite më pa...