Aktualitet

Ndjekje në çdo rrugicë! Karabinierët në Parma i vihen pas shqiptarëve, arrestohen të rinjtë

20 Prill 2022, 09:09 Nga DOSJA
Ndjekje në çdo rrugicë! Karabinierët në Parma i vihen

ITALI– Tre të rinj me origjinë shqiptare janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga karabinierët e Parmas. Shqiptarët akuzohen për vjedhjen e një shtëpie, në zonën e stadiumit, në rrugën “Puccini”. Parmatoday shkruan se pasi të rinjtë ishin konstatuar në rrugë, Karabinierët e kishin bërë me shenjë që të ndalonin, por ata kanë vrapuar.

Pas disa minutash ndjekje nëpër rrugicat e qytetit, të rinjtë mundën që të viheshin në pranga. Pas verifikimeve të bëra në garazhin ku ata qëndronin, Karabinierët kanë gjetur sende të ndryshme me vlerë si varëse e unaza floriri si edhe ora të shtrenjta, të cilat dyshohet se i kanë siguruar përmes vjedhjeve.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali arrestohen shqiptaret ne itali itali

Sondazh

Poll