Aktualitet

Dënohet me 5 vite burg gruaja e Arben Bilalit

20 Prill 2022, 07:58 Nga DOSJA
Dënohet me 5 vite burg gruaja e Arben Bilalit

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burgim Matilda Bilalin, gruan e ish-policit Arben Bilalit, i cili u ekzekutua në Tiranë disa vite më parë. Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije se Bilali, gjithashtu në profesion efektive policie, për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar dënimi i saj u reduktua në 3 vite e 4 muaj burg dhe konvertohet në shërbim prove.

Bilali, sipas prokurorisë tentoi në janar 2020 t’i jepte ndihme vjehrrës të udhëtonte drejt Britanisë së Madhe, e cila vendosi të largohej nga vendi pas vrasjes se 3 djemve. E moshuara Kumrije Bilali u ndalua në Rinas dhe ndërsa ishte nën hetim u vetehelmua të varret e djemve dhe ndërroi jetë.

Për vrasjen e 3 vëllezërve Bilali nuk ka asnjë të dënuar, ndërsa vijojnë të mbeten krime pa autor. Vetëm për vrasjen e Arben Bilalit u arrestua ‘i forti’ i Myslim Shyrit, Gjergj Cukali, mirëpo dhe ai u lirua dhe çështja ndaj tij u pushua pasi prova e ADN u cilësua e papërdorshme.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll