Aktualitet

Mori peng greken! Shqiptari e detyroi të punonte në bordello, vihet në pranga

20 Prill 2022, 10:08 Nga DOSJA
Mori peng greken! Shqiptari e detyroi të punonte në bordello, vihet

GREQI– Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Greqi, ku protagonist është një shqiptar. Ky i fundit, identiteti i të cilit nuk është zbuluar, ka rrëmbyer dhe shfrytëzuar seksualisht një vajzë greke. Mediat bëjnë me dije se njohja mes dy të rinjve ka ndodhur përmes Facebook, ku shqiptari i arrestuar është afruar 28 vjeçares me pretekstin se do ta ndihmonte dhe do i gjente punë si kamariere në një kafe.

Që në momentin që vajza ka pranuar ndihmën e tij ka filluar dhe historia e vuajtjeve të saj. I akuzuari u takua me vajzën dhe pasi fillimisht i tha se kishte ndërmend ta ndihmonte për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhej, më pas, duke përfituar nga pozita e saj e pambrojtur, e çoi në një apartament në Athinë ku qëndronte në mënyrë të paligjshme. Më pas ai e detyroi me forcë që të punonte në një bordello, duke i mbajtur të gjitha të ardhurat. Dyshohet se 28-vjeçari e ka goditur edhe me zinxhirë.

Në lidhje me këtë rast janë arrestuar dhe akuzuar dy persona të tjerë, një 40-vjeçar dhe një 61-vjeçar. Sipas autoriteteve greke 61-vjeçari është personi që i kishte dhënë banesën në të cilën ishte ndaluar vajza në mënyrë të paligjshme, ndërsa mësohet se për transportin e saj kishte siguruar edhe një makinë në pronësi të tij. Nga ana tjetër, 40-vjeçari shfaqet si punonjës në një dyqan ku shfaqej vajza, por mohon se e dinte saktësisht se çfarë po ndodhte.

Shqiptari është akuzuar edhe për për një vrasje të mbetur në tentative në vitin 2020.

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne greqi greqi shqiptari merr peng greken arrestohet shqiptari ne greqi greqi shqiptari merr peng greken

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2022, 07:58

Dënohet me 5 vite burg gruaja e Arben Bilalit

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burgim Matilda Bilalin, gruan e ish-policit Arben Bilalit, i cili u ekzekutua në Tiranë disa vite më pa...