Aktualitet

Plagosja e 28-vjeçarit në Shkodër, shpallet në kërkim autori! DËSHMIA e Reçajt: S’e njoh

20 Prill 2022, 06:50 Nga DOSJA
Plagosja e 28-vjeçarit në Shkodër, shpallet në kërkim

SHKODËR– Personi që plagosi dje Edis Reçajn në Shkodër është identifikuar, por duket se vetëm 28-vjeçari nuk e ka parë. Dosja.al ka mësuar se i riu i plagosur po udhëtonte me të njëjtin mjet bashkë me autorin plagosjes së tij, derisa në një moment e kanë qëlluar me armë zjarri në këmbë. Me të kryer plagosjen, autori ka hapur derën e makinës dhe është larguar nëpër qytet. Mirëpo pavarësisht kësaj, Reçaj ka deklaruar para grupit hetimor në Policinë e Shkodrës, se nuk e njeh autorin pasi ky i fundit ishte i mbuluar me kapuç në kokë. Po ashtu, 28-vjeçari ka hedhur poshtë pretendimet se ka konflikte me ndonjë person. Mirëpo kjo dëshmi është e dyshimtë pasi i riu ka qenë në mjet me të. 

28-vjeçari nuk është person me precedent penal, por rezulton se është nipi i Edmir Alisë, i ekzekutuar në vitin 2014 për pazare droge, ku mbeti i vrarë edhe Mondi Batriti. Nuk dihet nëse kjo ngjarje ka lidhje me plagosjen e Reçajt, por nuk përjashtohet edhe pista e prishjes së pazareve të drogës por pritet që gjithçka të zbardhet nga hetimet.

Reçaj u plagos mbrëmjen e djeshme në lagjen ‘Perash’ të Shkodrës. I riu mori një plumb në gjurin e këmbës së djathtë. Policia e Shkodrës u njoftua përmes një telefonate për të shtëna me armë, e ndërkohë që efektivët kërkonin në zonë, 28-vjeçari Reçaj kishte shkuar vetë në spital.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

U plagos në Shkodër! Reçaj: Një person me kapuç më erdhi nga mbrapa, nuk e di kush ishte

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet edis recaj plagoset edis recaj edis recaj plagoset edis recaj

Sondazh

Poll