Aktualitet

Arrestohet një 22-vjeçar në Fushë-Krujë, mbajti peng dhe dhunoi një person

20 Prill 2022, 09:27 Nga DOSJA
Arrestohet një 22-vjeçar në Fushë-Krujë, mbajti peng

FUSHË-KRUJË- Arrestohet një 22-vjeçar në Fushë-Krujë, mbajti peng dhe dhunoi një person. Sipas Policisë, thuhet se ka dhunuar një 20-vjeçar në një zonë të pyllëzuar në Krastë. Pas denoncimit nga 20-vjeçari policia ka nisur hetimet për identifikimin e 22-vjeçarit. 22-vjeçari me emrin Drilon Hoxha kishte marrë në automjetin e tij tip Audi, 20-vjeçarin me inicialet B. A., dhe e ka çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit. 

Akoma nuk dihet nëse mes tyre ka pasur ndonjë konflikt të hapur më para. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë dhe Drilon hoxha do të procedohet penalisht për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe Vjedhja me dhunë“.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet, nga Policia e Krujës, operacioni policor i koduar “Krasta”.

Dhunoi në një zonë të pyllëzuar në Krastë një 20-vjeçar, duke i hequr në mënyrë të paligjshme lirinë për motive të dobëta, kapet dhe vihet në pranga 22-vjeçari nga Fushë-Kruja.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, më marrjen e njoftimit se një 20-vjeçar ishte marrë me forcë, në automjet, nga një person ende i paidentifikuar, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e këtij personi. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta” u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. H., 22 vjeç, banues në Fushë-Krujë. Ky shtetas kishte marrë në automjetin e tij tip Audi, 20-vjeçarin B. A., banues në Fushë-Krujë, duke e çuar në një vend të pyllëzuar në Krastë, të cilin, më pas e ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit. Shtetasi D. H. i ka mërrë shtetasit B. A. edhe telefonin që ky i fundit kishte në përdorim.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në automjetin tip Audi, që drejtohej nga shtetasi D. H., u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, telefoni, që i përkiste shtetasit B. A.

Nën drejtimin e Prokurorisë po punohet për zbardhjen e plotë të motivit të kësaj ngjarjeje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe Vjedhja me dhunë“.

(j.c)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet ne fushe-kruje arrestohet nje 22 vjecar ne fushe-kruje fushë-krujë arrestohet ne fushe-kruje arrestohet nje 22 vjecar ne fushe-kruje fushë-krujë

Sondazh

Poll

Aktualitet 20 Prill 2022, 07:58

Dënohet me 5 vite burg gruaja e Arben Bilalit

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka dënuar me 5 vite burgim Matilda Bilalin, gruan e ish-policit Arben Bilalit, i cili u ekzekutua në Tiranë disa vite më pa...