Aktualitet

Satelitët, Rama: E paskeni me padurim! Vonesat s’janë në dorën time, zotimit nuk i ndahem

20 Prill 2022, 08:07 Nga DOSJA
Satelitët, Rama: E paskeni me padurim! Vonesat s’janë në

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar për herë të parë pas stërkalimit të afatit se përse Shqipëria nuk ka ende satelitë në hapësirë, ashtu siç u zotua vetë se do të ndodhte. Duke përdorur “Twitter”, Rama shkruan se ka pasur një arsye për vonesën dhe kjo sipas tij nuk është në dorë e tij, por nguron që të thotë se për çfarë konkretisht bëhet fjalë; ku është ngërçi. Ndërsa nuk e harron edhe ironinë ndërsa shkruan se ai bën gjithmonë atë që thotë, por i bën përshtypje sesa shumë e kanë dashur këtë projekt.

“Padurim të madh paskan pasur disa për satelitët e sipas modës së re thonë ç’të duan pa pyetur fare more si është puna!Po një gjë cuditem si nuk duan ta kuptojnë:Unë them atë që bën e bëj atë që them dhe kur vonesat s’janë në dorën time thjesht bëj durim,po zotimit s’i ndahem jo!,”-shkruan postimin e tij. 

Disa kohë më parë në Kuvend, kryeministri doli në Foltore dhe premtoi publikisht se brenda muajit mars në hapësirë do të ngrihej sateliti “Albania 1”, madje shtoi se ai nuk do të ishte i vetmi. Kaloi marsi, edhe prilli pothuajse, por asnjë shenjë e satelitëve nuk është parë ende, por sipas Ramës paska probleme. Se më kë dhe përse këtë nuk na e thotë… 

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike edi rama edi rama dhe sateliti edi rama edi rama dhe sateliti

Sondazh

Poll