Aktualitet

Shkrumbohet zyra e Noterisë në Lezhë! Digjen dokumentet me vlerë, shuhen flakët

20 Prill 2022, 05:16 Nga DOSJA
Shkrumbohet zyra e Noterisë në Lezhë! Digjen dokumentet me

LEZHË– Është përfshirë nga flakët zyra e noterisë në qytetin e Lezhës. Dosja.al bën të ditur se zyra ndodhet në pronësi të Vasil Martinit. Fatmirësisht është bërë e mundur shuarja e zjarrit duke shmangur në këtë mënyrë përhapjen e flakëve në bizneset pranë. Asnjë person nuk ka mbetur i lënduar pasi në biznes nuk kishte njeri. 

Raportohet se flakët përfshinë noterinë në orën 03:30, duke bërë që të digjen dokumente me vlerë. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektike. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Në orët e para të mëngjesit, në qytet Lezhë, në ambientet e brendshme të zyrës noteriale në pronësi të shtetasit V.M. 56 vjeç, banues në Lezhë, ka rënë zjarr.Nga kqyrja paraprake, administrimi i të dhënave dhe pyetja e personave që kanë dijeni për gjithë dokumentacionin që ndodhej në zyrën noteriale në momentin e rënies së zjarrit, konfirmohet se ka dëme të konsiderueshme dokumentacioni, por janë dokumentacione që mund sigurohen përsëri.Vazhdojnë veprimet hetimore në bashkëpunim me ekspertë dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për përcaktimim e shkakut të djegies dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Zyra iu shkrumbua nga zjarri, noteri në Lezhë: Erdha me vrap, s’kam konflikte me askënd

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet digjet zyra noteriale ne lezhe lezhe vasil martini digjet zyra noteriale ne lezhe lezhe vasil martini

Sondazh

Poll