Aktualitet

Zyra iu shkrumbua nga zjarri, noteri në Lezhë: Erdha me vrap, s’kam konflikte me askënd

20 Prill 2022, 08:36 Nga DOSJA
Zyra iu shkrumbua nga zjarri, noteri në Lezhë: Erdha me vrap,

LEZHË– Noteri Vasil Martini, zyra e të cilit u përfshi nga flakët në orët e vona të mbrëmjes, ka deklaruar për mediat se nuk ka konflikte me asnjë person. Për mediat, Martini tha se që në momentin kur ka mësuar se zyra kishte marrë flakë u nis me vrap në vendngjarje. Po ashtu ai ka qetësuar klientët e tij duke thënë se dokumentacioni është ruajtur dhe është 100% i rikuperueshëm. 

“Nuk kam konflikte me askënd. Jam njoftuar në orën 4:00 të mëngjesit se kishte zjarr në zyrën time. Kam ardhur me vrap, kam njoftuar zjarrfikëset dhe kam ndërhyrë për të shuar zjarrin. Si rezultat i flakëve, zyra ka pësuar disa dëme shumë të mëdha. Dua të komunikoj përmes jush me qytetarët e Lezhës dhe të gjithë klientët e mi, që kanë marrë shërbim në zyrën time se i gjithë dokumentacioni është i ruajtur, i siguruar dhe i rikuperueshëm në masën 100%. Zyra është e formatuar sipas ligjit për noterinë. Është shpejt për të folur për shkakun e zjarrit është detyrë e organeve kompetente. Unë kam për detyrë të garantoj qytetarët se cdo akt në zyrën time është i sigurtë dhe do rikuperohet sapo zyra të jetë funksionale.”-deklaron noteri Vasil Martini.

LAJMI KRYESOR: Shkrumbohet zyra e Noterisë në Lezhë! Digjen dokumentet me vlerë, shuhen flakët

(a.b)/dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet vasil martini vasil martini

Sondazh

Poll