Aktualitet

Kokainë në Louis Vuitton! Arrestohet i riu, shpërndante drogë në çdo cep të Tiranës

20 Prill 2022, 07:42 Nga DOSJA
Kokainë në Louis Vuitton! Arrestohet i riu, shpërndante

KRUJË- Një 24-vjeçar nga Kruja, që vinte me taksi dhe shpërndante kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, u arrestua nga Policia pas disa javë hetimesh dhe ndjekje e gjurmëve të tij në kryeqytet. Në prangat e Policisë ka përfunduar i riu Klodian Toshi, i cili për të shmangur kontrollet nga Policia kishte zgjedhur që të lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 24-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Asim Vokshi” dhe brenda çantës së tij kishte 900 gramë kokainë. Përveç Toshit, u arrestuan edhe Adrian Marku dhe Mikel Xhetani.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Taxi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë. Sekuestrohen 900 gramë kokainë dhe një aparat celular. Vihet në pranga 24-vjeçari që posedonte kokainën dhe e shpërndante atë në zona të ndryshme të Tiranës. Gjatë operacionit janë goditur edhe dy raste të shpërndarjes së drogave në doza dhe janë vënë në pranga edhe 2 shtetas të tjerë.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, kanë organizuar punën dhe si rezultat kanë goditur dy raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Taxi”, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. T., 24 vjeç, banues në Krujë. Ky shtetas, për të shmangur kontrollet nga Policia, lëvizte me taksi. Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, 24-vjeçari u kap duke qarkulluar si pasagjer në një mjet taksi, në rrugën “Asim Vokshi”. Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policë, shtetasit K. T. iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 900 gramë kokainë dhe një aparat celular. Po në vijim të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: A. M., 25 vjeç dhe M. Xh., të dy banues në Kamzë, pasi gjatë kontrolleve fizike nga shërbimet e Policisë, këtyre shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuara narkotike të llojit kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në doza. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet adrian marku klodian toshi mikel xhetani operacioni taxi policia e shtetit adrian marku klodian toshi mikel xhetani operacioni taxi policia e shtetit

Sondazh

Poll