Bota

Lviv bëhet qendër humanitare për civilët, nënkryebashkiaku: Janë hapur mbi 500 objekte

19 Prill 2022, 15:19 Nga DOSJA
Lviv bëhet qendër humanitare për civilët,

LVIV- Qyteti perëndimor ukrainas i Lviv po bëhet një qendër humanitare dhe një vend i vlefshëm për të kërkuar strehim për ata që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre diku tjetër. BBC shkruan se këtë gjë e ka bërë të ditur nënkryetari i bashkisë së qytetit, Serhiy Kiral.

“Ne kemi hapur më shumë se 500 objekte dhe ambiente… që të kemi hapësirë ​​të mjaftueshme, shtretër, veshje të ngrohta, produkte higjienike dhe ushqime që të jemi gati. Ne gjithashtu po ofrojmë transportin e nevojshëm falas” për t’i çuar njerëzit nga stacioni i trenit ose autobusit në ato objekte,” tha ai.

Kiral shtoi, njerëzit vendas po kontribuojnë në përpjekjet e luftës duke investuar kohën e tyre, paratë e tyre dhe vullnetarizmin. Ai tha se shërbimet e disponueshme për personat e zhvendosur brenda vendit në Lviv po rriteshin.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi serhiy kiral lufta ukraine-rusi serhiy kiral

Sondazh

Poll