Bota

9 vjet nga marrëveshja e Brukselit, Stano: Koha për përparim në dialogun Kosovë-Serbi

19 Prill 2022, 11:47 Nga DOSJA
9 vjet nga marrëveshja e Brukselit, Stano: Koha për përparim

SERBI- Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano tha sot, në 9-vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit, se tani është koha për të ecur përpara dhe për të përfunduar me sukses procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në një prononcim për Tanjug, Stano ka theksuar se me nënshkrimin e Marrëveshjes, Beogradi dhe Prishtina kanë marrë obligime të rëndësishme ndërkombëtare dhe ka theksuar se të dyja palët duhet të zbatojnë plotësisht gjithçka që është rënë dakord.

BE dhe vendet anëtare presin përparim të shpejtë nga të dyja palët, si dhe Beogradi dhe Prishtina të përfshihen seriozisht në të. Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare presin gjithashtu që të dyja palët të zbatojnë plotësisht të gjitha marrëveshjet e arritura tashmë,” tha Stano.

Ai shtoi se BE-ja vazhdon të punojë me palët në dialog për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke u marrë me të gjitha çështjet kryesore të mbetura.

Marrëveshja e Brukselit, zyrtarisht Marrëveshja e Parë e Parimeve që rregullon Normalizimin e Marrëdhënieve, u bë ndërmjet qeverive të Serbisë dhe Kosovës më 19 Prill 2013. Bisedimet u drejtuan nga Kryeministri i atëhershëm i Serbisë Ivica Daçiç dhe Kryeministri i Kosovës asokohe Hashim Thaçi dhe u ndërmjetësuan nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton. Qeveria e Serbisë nuk e njeh Kosovën si një shtet sovran, por megjithatë, filloi të normalizojë marrëdhëniet me qeverinë e Kosovës, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. Termi normalizim i marrëdhënieve mbetet i paqartë dhe, në këtë mënyrë, kryesisht problematik.

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi marreveshja e brukselit peter stano dialogu kosove-serbi marreveshja e brukselit peter stano

Sondazh

Poll