Bota

Putin takohet me kryeministrin armen në Rusi, diskutojnë marrëdhëniet dypalëshe

19 Prill 2022, 14:31 Nga DOSJA
Putin takohet me kryeministrin armen në Rusi, diskutojnë

RUSI– Janë publikuar pamjet e presidentit rus Vladimir Putin duke u takuar me kryeministrin armen, Nikol Pashinyan, në një rezidencë qeveritare jashtë Moskës sot.

Sipas Skynews, Kremlini raportoi më herët se të dy udhëheqësit planifikonin të diskutonin çështjet aktuale të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe masat për rivendosjen e lidhjeve ekonomike dhe të transportit në rajon.

Pala armene pret gjithashtu që një traktat i mundshëm paqeje midis Armenisë dhe Azerbajxhanit të jetë në qendër të agjendës së takimit. Gjatë vizitës së tij zyrtare dyditore, Pashinyan do të takohet edhe me homologun e tij rus Mikhail Mishustin.

Skenat vijnë vetëm një javë pasi Putin dhe Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko u takuan dhe vizituan kozmodromin Vostochny në lindjen e largët të Rusisë.

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(d.a/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi nikol pashinyan lufta ukraine-rusi nikol pashinyan

Sondazh

Poll