Bota

MISTER në Gjermani, familja me katër anëtarë gjendet e vrarë brenda banesës

19 Prill 2022, 15:12 Nga DOSJA
MISTER në Gjermani, familja me katër anëtarë gjendet e

GJERMANI– Katër trupa të pajetë, dy meshkuj të moshës 32 dhe 72 vjeç dhe dy femra 34 dhe 69 vjeçe janë gjetur të pajetë në Gjermani. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Chemnitz në Gjermaninë Lindore, në lagjen Mittelbach ku jetonin dy familje. Trupat u gjetën brenda shtëpisë ku jetonin dhe mësohet se të katër viktimat janë anëtarë të një familjeje.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se të katërt kanë pasur një vdekje të dhunshme, për shkak të shenjave të dhunës që janë gjetur në trupin e tyre. Alarmin e kanë dhënë fqinjët, pasi kanë dëgjuar zhurma në banesën ngjitur.

“Sipas hetimeve paraprake, të katër personat vdiqën dhunshëm. Sipas statusit aktual të hetimit, nuk ka të dhëna për persona të tjerë,”- tha një zëdhënëse e policisë.

Familja që tashmë nuk jeton më mësohet se bënte jetë të izoluar dhe nuk dihet ende se kush mund t’ua ketë bërë këtë sulm vdekjeprurës.

(F.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota gjermani vrasje ne gjermani gjermani vrasje ne gjermani

Sondazh

Poll