Bota

INTERVISTA- Ivica Daçiç: Pa marrëveshjen e Brukselit Kosova tani do të ishte shtet

19 Prill 2022, 14:53 Nga DOSJA
INTERVISTA- Ivica Daçiç: Pa marrëveshjen e Brukselit Kosova

BEOGRAD- Kryeparlamentari Ivica Daçiç, i cili nënshkroi Marrëveshjen e Brukselit si kryeministër në emër të Beogradit në vitin 2013, thotë sot, nëntë vjet më vonë, se është i sigurt se, pa atë dokument, Kosova do të ishte njohur si shtet shumë kohë më parë. Në një prononcim për Tanjug, ai tha se marrëveshja e Brukselit ishte maksimumi i mundshëm.

Ne jemi atëherë, dhe tani duam shumë më tepër për Serbinë dhe për popullin serb në Kosovë, por duhet të arrijmë ta bëjmë realitet. Nëse atëherë nuk do ta kishim Marrëveshjen e Brukselit, jam i sigurt se Kosova do të ishte shtet i njohur ndërkombëtarisht shumë kohë më parë, dhe pyetja e madhe është se a do të kishte ende serb atje,”– tha Daçiç.

Ai po ashtu kujton se njohja e Kosovës është ndalur dhe Beogradi ka arritur të bindë 18 shtete anëtare të OKB-së që ta tërheqin njohjen. E po ashtu, Daçiç tha gjithashtu se Beogradi është indinjuar që edhe pas nëntë vitesh Prishtina nuk e ka përmbushur detyrimin e vetëm nga Marrëveshja e Brukselit, që është formimi i Unionit të Komunave Serbe.

Ka kohë që nuk ka asnjë justifikim për atë që nuk e ka bërë Prishtina. Ne i kemi kryer obligimet tona, ashtu siç jemi zotuar, por obligimi i vetëm i tyre nuk është përmbushur edhe sot e kësaj dite,”-shtoi ai. 

Sot mbushen 9 vjet nga nënshkrimi i marrëveshjes së parë mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel. Hashim Thaçi, atëherë kryeministër i Kosovës, dhe Ivica Daçiç i Serbisë, hodhën firmën në marrëveshjen 15 pikëshe, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes të dy vendeve. Marrëveshja e 19 prillit, ndër të tjera, përmban pika që flasin për asociacionin e komunave me shumicë serbe dhe shpërbërjen e strukturave paralele në veri.

Marrë nga Blic

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni ivica dacic ivica dacic

Sondazh

Poll