Bota

Kryeministri polak: Duhet të mbështesim frymën luftarake të Ukrainës

19 Prill 2022, 15:11 Nga DOSJA
Kryeministri polak: Duhet të mbështesim frymën luftarake të

POLONI- Kryeministri polak Mateusz Morawiecki thotë se vendi nuk mund t’i lërë “fqinjët të vetëm” dhe u ka bërë thirrje kombeve të tjera të mbështesin “shpirtin luftarak” të Ukrainës. BBC shkruan se Morawiecki thotë se trupat ukrainase po luftojnë për sigurinë e Evropës.

Ai ka folur në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, në inaugurimin e strehimit të ri të përkohshëm për personat e zhvendosur.

“Ne duhet ta mbështesim këtë frymë luftarake, edhe duke u kujdesur për më të dobëtit. Sot pamë gra dhe fëmijë, sepse burrat po luftojnë në front për një Ukrainë të lirë dhe gjithashtu për sigurinë tonë,” tha ai.

Qeveria polake thotë se në partneritet me Ukrainën deri në 5,000 ukrainas të zhvendosur nga pjesë të tjera të vendit do të strehohen në qytete të përkohshme të transportit me kontejnerë në Lviv

LAJMI KRYESOR: LUFTA/ Ushtria ruse nis sulmet në Donbass, Biden nuk shkon në Kiev, Marcon thotë ‘PO’

(I.A/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi mateusz morawiecki lufta ukraine-rusi mateusz morawiecki

Sondazh

Poll